Ndërron jetë emri i madh i sportit, babai i Arijanit

Basketboll

Ndërron jetë emri i madh i sportit, babai i Arijanit

Nga: Kemajl Goca Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 14:04
Ndërron jetë emri i madh i sportit, babai i Arijanit

Kroati Milan Komazec, ish basketbollist i brezit të artë të klubit të basketbollit Zara, ka ndërruar jetë.

Komazec ka qenë pjesë e ekipit të Zarës që kishte fituar tre tituj të kampionit në ish Jugosllavi, si dhe një Kupë. Ai kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij në Zarë. Për një kohë të shkurtër ai ishte gjithashtu trajner i ekipit të femrave të Zarës, njofton “24 sata”.

“Milan Komazec, ish basketbollist nga brezi i artë i udhëhequr nga legjendarët Kresho Çosiç dhe Pino Gjergj, vdes në moshën - 76 vjeçare”, shkruan Basketball.hr.

Milani gjithashtu është babai i një legjende tjetër kroate të basketbollit, Arijan Komazec.

Ata i dhanë lamtumirën, duke shkruar: “Një njeri i madh u largua, ai na ndihmoi shumë në punën tonë. Faleminderit Zeko, faleminderit për gjithçka”.

“Ai kishte mbaruar shkollën fillore, të mesme dhe Fakultetin Filozofik në qytetin e Zarës. Ai filloi të luante basketboll në Zarë, ku kaloi pothuajse të gjithë karrierën e tij  në basketbollin aktiv. Ai gjithashtu luajti për Oriolik për një kohë të shkurtër, dhe për një kohë të shkurtër si trajner ai udhëhoqi ekipin e femrave të Zarës.

Pasi mbaroi karrierën e tij si lojtar, ai iu përkushtua gazetarisë, kryesisht sportit dhe ishte bashkëpunëtor i gazetës “Narodni” dhe “Slobodna Dalmacija”, shkruan Basketball.hr.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat