Prishtina megjithatë fiton 

Basketboll

Prishtina megjithatë fiton 

Nga: K.G. Më: 20 dhjetor 2020 Në ora: 18:46
Prishtina megjithatë fiton 

Sigal Prishtina megjithatë fiton pas një serie të zezë të rezultateve në Kampionatin e Kosovës në basketboll. 

Bardhekaltrit triumfojë me rezultat 78:70 (23.19, 13:16, 30.13, 7:22) kundër Trepçës, në takimin që u zhvillua në palestrën e  sportit "Minatori" në Mitrovicë. 

Trepça po kalon në krizë të rëndë, sikurse edhe Prishtina ani pse kjo e fundit sonte ngadhënjeu. 

Basketbollisti Valdrin Haxhiu u dallua me 21 pikë në radhët  Trepçës, ndërsa Daniel Lekndreaj me 25 pikë dhe Muhamedali Janjeva me 24, janë me të merituarit për fitoren e skuadrës nga kryeqyteti. 

Pas javës së 9-të, Sigal Prishtina ngritët në vend të gjashtë me 13 pikë (3 fitore e 6 humbje), Trepça bie në fund me 11 sosh (2 fitore dhe 7 humbje).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat