Naim Hajrizi sqaron situatën e Trepçës

Basketboll

Naim Hajrizi sqaron situatën e Trepçës

Nga: K.Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 17:49
Naim Hajrizi sqaron situatën e Trepçës

Ish basketbollisti i mirënjohur, Naim Hajrizi, komenton shkrimin e gazetës kombëtare “Bota sot”, me titull: “Katastrofë për Sigal Prishtinën, Trepçën, Bashkimin dhe Vëllaznimin! Nuk rritet cilësia me ‘kravata’.  

“Trepça nga Mitrovica ka vite që po ballafaqohet me probleme dhe tani është në fund të tabelës, kjo është turp për një klub me traditë. 

Me një fjalë, puna për 21 vjet po shihet me rezultate në klubin mitrovicas!”.

Hajrizi ka shpjeguar arsyet përse Trepça është në këtë pozitë. 

“KB Trepça ka punuar dhe krijuar lojtar çdo vit, e dijmë se klubet e kreut te tabelës kanë lojtar nga Mitrovica, Driloni (Hajrizi), Samiri (Zekiqi) dhe Musabi, ka edhe tjerë që janë në klub, por tek ne janë financat që nuk po mundemi me ec, sepse lojtarët po na shkojnë në klube tjera. 

Plus ne kemi pas një dëmtim kur është bërë renovimi i palestrës nga viti 2012 deri në vitin 2016, para 4 vite, pa palestër ka ndikuar por prapë kemi gjenerata të mira të cilët po kërkohen nga klubet tjera dhe ne nuk po kemi mundësi me ju dal ballë mundësive, që klubet tjera po ju ofrojnë”, komenton Hajrizi.

Naim Hajrizi, ish basketbollist, që ka luajtur në vitet e 80-ta me Trepçën në Ligën e parë B të ish Jugosllavisë, i takon Gjeneratës së Republikës në vitet e 90-ta dhe ishte prej basketbollistëve më të mirë në vitet e pasluftës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat