Disa klube tona i kanë punët për bukuri, sa po merren edhe me promovimin e këngëtareve dhe të reperëve 

Basketboll

Disa klube tona i kanë punët për bukuri, sa po merren edhe me promovimin e këngëtareve dhe të reperëve 

Nga: Kemajl Goca Më: 22 dhjetor 2020 Në ora: 18:11
Disa klube tona i kanë punët për bukuri, sa po merren edhe me promovimin e këngëtareve dhe të reperëve 

Kosova është në krizën me të madhe sportive! Cili klub ka garanci pesëvjeçare financiare? Është fjala të sportet me dorë, basketbolli, hendbolli dhe volejboll! Sytë janë për të pa dhe vetëm ai që nuk e kupton realitetin! 

Klubet tona duhet të mobilizohen në rritjen e cilësisë, në punën me gjeneratat e reja dhe jo të mburrem pse ndonjë politikan, ndonjë këngëtar apo reper i viziton. Asgjë nuk ka të keqe pse një reper dhe një këngëtar e viziton një klub, por kjo nuk çon asgjë peshë!

Në vitet e fundit, po kemi raste që klubet po mburren pse ndonjë figurë publike i viziton, gjë që vizita është normale por jo edhe të lavdërohemi! 

Por secili klub duhet t’i grah punës në maksimum sepse po e shohim se si disa klube të basketbollit kanë rënë në krizë! Klube, zgjoheni dhe punoni, mos u turreni fort na lavde, se me cilësi nuk jeni askund!

Prodhoni e krijoni një gjeneratë, se si po sillet gjendja aktuale një ditë do të soset edhe ai buxhet që e keni sado kudo të varfër e do të mbeteni me gishta në gojë.  

A mos vallë, një ditë ditë do të vije puna që mos ta kemi një pesëshe të parë të basketbollit me lojtarë vendorë, kur të na ikin të gjithë të huajt.  

Në Kosovë bëhesh kampion, fiton Kupë, por askund nuk jeni në rrafshin ndërkombëtar.

Cili klub i Kosovës mund të luajë në Ligën e Adriatikut dhe të del faqebardhë? Ju klubet, grahni punës, angazhoni njerëz përgjegjës dhe nëse brenda pesë viteve nuk keni një gjeneratë të re, falimentuat me gjithçka! Sytë janë me pa për ata që dojnë me pa! Krejt i kemi punët në dyzenë, veç po i promovojnë këngëtarët dhe reperët!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat