Houston në kaos

Basketboll

Houston në kaos

Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:00
Houston në kaos

Skuadra e Houston Rockets nuk kishte minimumin e 8 lojtarëve për të zhvilluar ndeshjen e parë sezonale në NBA ndaj Oklahoma City. Për pasojë, është marrë vendimi për ta shtyrë këtë takim për shkak të pandemisë Covid-19.

Houston, si pasojë e rregullave anti-Covid, nuk mundi të paraqesë në fushë 8 lojtarë: 3 lojtarë kanë dalë pozitivë orët e fundit dhe 4 të tjerë kanë hyrë në izolim, pasi kanë qenë në kontakt të ngushtë me ta.

Ndërkohë që, prej ditës së martë, Ben McLemore është në karantinë dhe të mërkurën ka nisur karantinën edhe Kenyon Martin Jr.

Te Houston mungonte edhe James Harden, që nuk është me koronavirus, por ka thyer disa rregulla anti-Covid të vendosura nga NBA. Sipas mediave amerikane, “Mjekra” ka qenë në një festë, në një lokal “striptease”, pa maskë dhe me shumë njerëz. Ky është një nga vendet e ndaluara me ptrotokoll nga NBA. Ndaj, për Harden ka nisur një hetim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat