Fabian Gjuka -  trajneri bindshëm më i mirë në Kosovë 

Basketboll

Fabian Gjuka -  trajneri bindshëm më i mirë në Kosovë 

Nga: Kemajl Goca Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 12:20
Fabian Gjuka -  trajneri bindshëm më i mirë në Kosovë 

Fabian Gjuka është trajneri bindshëm më i miri në Kosovë. 

Trajner që di me ta ndërtuar lojën ekipit dhe që di me fituar trofe. Pas disa viteve të pasluftës është trajneri që iu ka dhënë leksion homologëve të tij.

Sa ishte në Penza të Pejës gjithnjë luftonte për trofe (për titull dhe Kupë të Kosovës), tash edhe me Bashkimin e Prizrenit po shkëlqen në konkurrencën e femrave, fiton titullin e kampionit vjeshtor, ndërsa në fund të tetorit edhe Superkupën e Kosovës.

Profesionisti është profesionist dhe gjithmonë mbetet i tillë.

Gjuka është trajner që me punë i arrin të gjitha.

Gjuka është një shembull i basketbollit, si punohet, si ndërtohet ekipi dhe si ftohet trofe me djersë e me plot meritë.  Sigurisht se mënyra e qasjes së punës së tij, e lakmojnë edhe shumë klube të tjera në vendin tonë, por nuk ia mbërrin takati financiar që ta kanë atë në radhët e tyre. 

Trajneri lind për basketboll, lideri lind dhe me zor e artificial nuk bëhet asgjë.

Gjuka është trajneri jo vetëm për këtë vit më i miri, por në bazë të rezultateve dhe sukseseve edhe i dekadës.  Shembullor në punë dhe i jashtëzakonshëm me suksese.  Gjuka është trajneri bindshëm më i miri!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat