Vëllaznimi kokulur në duel me Bashkimin

Basketboll

Vëllaznimi kokulur në duel me Bashkimin

Nga: K.G. Më: 24 dhjetor 2020 Në ora: 17:03
Vëllaznimi kokulur në duel me Bashkimin

Skuadra e Bashkimit nga Prizreni ka shënuar fitore të madhe në Gjakovë, me rezultat 97:86 (20:18, 27:27, 235:25, 25:16) ndaj Vëllaznimit, në takimin e javës së dhjetë të elitës së basketbollit të Kosovës. 

Prizrenasit treguan lojë shumë më të mirë në çerekun e fundit, duke triumfuar dhe në anën tjetër gjakovarët lëshuan parketin kokulur.

Basketbollisti Christopher Hortman realizon 35 pikë por nuk i mjaftuan gjakovarëve. 

Musab Mala me 29 pikë, Julian Hamati 24, Sean Hoehn 21, Shazville Carter me 20 pikë, janë akterët e fitores së Bashkimit. 

Bashkimi është në vend të pestë me 15 pikë, ndërsa Vëllaznimi në të gjashtin me 13 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat