FBK: Viti 2020 mes suksesit dhe vështirësive

Basketboll

FBK: Viti 2020 mes suksesit dhe vështirësive

Më: 29 dhjetor 2020 Në ora: 11:29
FBK: Viti 2020 mes suksesit dhe vështirësive

Viti 2020 sigurisht se nuk ishte fillimi më i mirë i një dekade të re, të paktën jo ashtu siç të gjithë e prisnim.

Së bashku gjatë këtij viti ne kemi përjetuar periudha sfiduese të papara deri më tani në historinë e civilizimit të njerëzimit, ndërsa tani që jemi afër ta përmbyllim vitin 2020, ne besojmë se mund ta bëjmë këtë përmbyllje, me vetëdije të plotë, duke e ditur se çfarë është e rëndësishme për të gjithë ne, e ajo është një front i bashkuar për rimëkëmbjen, duke u bërë kështu bashkë të gjitha institucionet sportive, përfshirë këtu MKRS-në, KOK-un, Federatat, klubet, si dhe organizatat tjera sportive në vendin tonë.

Federata e Basketbollit të Kosovës e arritur shumë, pavarësisht pandemisë Covid-19. Mirëpo, ne nuk do të ishim në gjendje ta bënim këtë pa angazhimin dhe mbështetjen e të gjitha grupeve tona të interesit.

Sidoqoftë në FBK edhe në vitin 2020 nuk munguan sukseset. Nënshkrimi i marrëveshjes për Ligën UNIKE ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit, ishte një hap i madh për të dyja vendet. Ishte një ngjarje historike që ishte menduar se nuk do të mund të realizohej më parë, megjithatë falë punës së shkëlqyeshme dhe intensitve u jetësua nga FBK dhe FSHB, kuptohet me ndihmën e Qeverive të të dyja vendeve.

Po ashtu gjatë këtij viti u vendos për formimin e Përfaqësueses A të Femrave, që vitin e ardhshëm do të marrë pjesë në FIBA Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla.

Gjithashtu në vitin e ardhshëm do të lansohet Plani Strategjik i FBK-së për periudhën 2021-2025.

FBK në vazhdimësi ka hartuar plane vjetore, që do të thotë se kanë qenë plane afatshkurtra dhe planet e tilla sigurisht se ishin shumë të mirëseardhura në pozitën ku ka qenë Federata atëkohë, por në pikën ku ndodhet tani Federata e Basketbollit të Kosovës një plan më afatgjatë i organizatës është vlerësuar si shumë i domosdoshëm, andaj FBK në bashkëpunim me FIBA-n brenda një periudhe prej shtatë muajve kanë punuar në hartimin e Planit Strategjik pesëvjeçar 2021-2025, të parin e këtij lloji për Federatën e Basketbollit të Kosovës prej vitit 1999 e tutje.

Sukses mund të quhet edhe organizimi i Final 8 në Rahovec apo edhe dy fitoret e Dardanëve në muajin shkurt përballë Islandës dhe Luksemburgut.

Sukses dhe sfidë ishte edhe organizimi i Final 8 Superkupës në katër qytete, që ishte gara e parë e organizuar pas ndërprerjes për shkak të pandemisë.

Ka ende shumë punë për të bërë përpara për të realizuar vizionin tonë, dhe këtë ne tashmë e dimë. Por, me krenari për atë që kemi arritur bashkërisht me grupet tona të interesit këtë vit, ne do të ballafaqohemi me të ardhmen me besim dhe optimizëm, shkruan në faqen e FBK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat