Skuadra e Phoenix ka marrë kreun e renditjes

Basketboll

Skuadra e Phoenix ka marrë kreun e renditjes

Më: 2 janar 2021 Në ora: 11:58
Skuadra e Phoenix ka marrë kreun e renditjes

Skuadra e Phoenix ka marrë kreun e renditjes në Konferencën e Perëndimit, pas fitores 106-103 ndaj Denver, një përballje e fortë mes të dyja skuadrave.

Ayton dhe Booker realizuan nga 22 pikë për Suns, që korri suksesin e pestë sezonal.

Mirë u paraqit Lakers, që korri fitoren e dytë radhazi Brenda 48 orëve ndaj San Antonio, këtë herë me shifrat 109-103. Davis me 34 pikë e 11 rebpound, ndërsa LeBron James e mbylli me një “triple double” (26 pikë, 11 rebound ed 10 asist).

Pa problem fiton skuadra e Milwaukee, që mundi 126-96 Chicago (Antetokounmpo 29 pikë e 12 rebound), ndërsa Dallas fitoi 93-83 ndaj Miami (Doncic 27 pikë e 15 rebound më i miri në fushë).

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Memphis, 93-108

Dallas – Miami, 93-83

Detroit – Boston, 96-93

Brooklyn – Atlanta, 96-114

Milwaukee – Chicago, 126-96

Minnesota – Washington, 109-130

San Antonio – Lakers, 103-109

Denver – Phoenix, 103-106

Utah Jazz – Clippers, 106-100

Golden State – Portland, 98-123

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat