I pari i FBK-së, tregon për takimin kokë me kokë me Agim Aliun, ja pse nuk u rithemelua KB Kastrioti!

Basketboll

I pari i FBK-së, tregon për takimin kokë me kokë me Agim Aliun, ja pse nuk u rithemelua KB Kastrioti!

Nga: Kemajl Goca Më: 5 janar 2021 Në ora: 13:54
I pari i  FBK-së, tregon për takimin kokë me kokë me Agim Aliun, ja pse nuk u rithemelua KB Kastrioti!

Ka një kohë që të rinjtë në Ferizaj, pyesin konkretisht: Pse Ferizaj nuk ka klub të basketbollit për meshkuj? Pse u shua KB Kastrioti? Ky është shqetësimi më i madh i komunitetit të basketbollit ferizajas dhe të gjithë me padurim presin riaktivizimin e klubit.  

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, tregon të vërtetën e këtij takimit me 16 qershor të vitit 2020. 

Z. Fetahu, si Federatë e Basketbollit të Kosovës, a keni bërë orvatje që në Ferizaj, të kërkoni ndonjë mundësi përmes njerëzve të basketbollit dhe KK të Ferizajt, të riaktivizohet KB Kastrioti, në një qytet që është i dyti financiarisht më i forti në Kosovë?

Image

“Po, personalisht i kam taku disa herë e madje kemi qenë edhe të Kryetari i Komunës në takim. Mund të gjenden diku fotot në faqen e komunës.  Takimi ka qenë verës.  Por përfundimisht nuk u mobilizuan komuniteti atje e nuk arriti me u rithemelu klubi”, thotë Fetahu për gazetën “Bota sot”. 

Çfarë shkruan në faqen e facebookut zyrtar të Komunës së Ferizajt, të datës 16 qershor të vitit 2020, pas këtij takimit të kryetarit të Komunës, Agim Aliu me Arben Fetahun apo pas takimit kokë me kokë. 
“Pritet "aktivizimi" i basketbollit ferizajas, kryetari Aliu priti drejtuesit e Federatës!

Gjatë ditës së sotme, i pari i Ferizajt, Agim Aliu priti në takim drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës. Ishin kryetari i Federatës Arben Fetahu, drejtuesit tjerë Leart Hoxha, Kimete Haliti e të tjerë përfaqësues të këtij sporti që u pritën nga nikoqiri Aliu për të diskutuar aktivizimin e klubit sportiv e basketbollit në Ferizaj.

Image

I pari i Ferizajt, Agim Aliu i konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e përpjekjen institucionale pa kursim për të arritur këtë qëllim.

Javëve në vijim, priten të ndërmerren veprime konkrete me qëllim jetësimin e këtij synimi, për ta rikthyer fuqishëm suksesin e basketbollit ferizajas”, shkruan në faqen e facebookut të Komunës me datë 16 qershor! 

Shtrohet pyetja, Komuna nuk është e gatshme apo komuniteti i basketbollit në Ferizaj, që të rithemelohet klubi? Edhe Komuna duhet të sqarojë këtë situatë, ku edhe jemi në pritje të përgjigjes nga drejtoria e sportit, sikurse edhe nga komuniteti i basketbollit ferizajas.

“I pari i Ferizajt, Agim Aliu i konfirmoi mysafirëve gatishmërinë e përpjekjen institucionale pa kursim për të arritur këtë qellim”, kështu shkruan në faqen zyrtare! Plot 6 muaj nga ky takim, i respektuari z. Agim Aliu, si kryetar i Komunës, nuk ka asnjë sinjal, është koha që të veprosh apo të kërkosh llogari! Ju e dini se Ferizaj i ka mbi 130 mijë banorë dhe nuk ka mbetur në dy njerëz të basketbollit.

Të rinjtë ferizajas, shpresojnë se Agim Aliu, që sa më shpejt ta finalizojë premtimin e 16 qershorit, klubi të riaktivizohet dhe të kthehet jeta e basketbollit në këtë qytet! Ferizaj ka kuadro, qoftë nevoja të angazhohen edhe profesor dhe arsimtar të kulturës fizike, të kthehet në jetë klubi, të vlojë gëzimi i basketbollit në qytet dhe jo koshat të rrijnë sikur në muze.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat