KB Peja paralajmëron 

Basketboll

KB Peja paralajmëron 

Nga: K.G. Më: 6 janar 2021 Në ora: 18:39
KB Peja paralajmëron 

Klubi i basketbollit Peja vazhdon me batica dhe zbatica, pëson humbje, kësaj radhe në Therandë me 89:73 nga Golden Eagle Ylli, në kuadër të javës së 13-të të Kampionatit të Kosovës.  

“Një seri shumë e keqe në rezultate e cila vazhdoj edhe sot në Suharekë kundër Yllit. 

Me shpresë që nga ndeshja e ardhshme të jemi me ekip të plotë duke u rikthyer Dardan Berishën dhe Dion Dixon. 

Ne do të vazhdojmë të punojmë që të tejkalojmë këtë periudhë të rezultateve negative”, thuhet në njoftimin KB Pejës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat