Befason edhe ekipi i Golden State

Basketboll

Befason edhe ekipi i Golden State

Më: 9 janar 2021 Në ora: 11:05
Befason edhe ekipi i Golden State

Sezoni 2020-2021 në NBA po dhuron surpriza thuajse çdo ditë.

Edhe në ndeshjet e sotme ato nuk kanë munguar. Utah Jazz fitoi 131-118 në fushën e Milwaukee, ndeshje e dominuar nga miqtë. Mitchell ishte më i miri për miqtë, duke realizuar 32 pikë, ndërsa për Bucks nuk mjaftuan 35 pikët e Antëetokounmpo.

Befason edhe ekipi i Golden State, që mundi 115-105 Clippers, duke korrur suksesin e pestë sezonal. Leonard e George realizuan 49 pikë së bashku, por të pamjaftueshme, ndërsa për Warriors u dallua Curry me 38 pikë.

Rikthehen te fitorja ekipet e Houston dhe Lakers. Skuadra teksane mposhti thellë 130-90 Orlando, ndeshje ku të 13 lojtarët e Rockets realizmna në koshin kundërshtar (Wood 22 pikë e 15 rebound më i miri). Ndërsa kalifornianët fituan në sekondat e fundit 116-115 ndaj Chicago, me Lebron që realizoi 28 pikë.

NBA – Rezultatet e sotme

Detroit – Phoenix, 110-105

Boston – Washington, 116-107

New Orleans – Charlotte, 110-118

New York – Oklahoma, 89-101

Houston – Orlando, 132-90

Memphis – Brooklyn, 115-110

Milwaukee – Utah Jazz, 118-131

Golden State – Clippers, 115-105

Lakers – Chicago, 117-115

Sacramento – Toronto, 124-144

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat