Bashkimi triumfon në derbin e rivalëve të vjetër në kryeqytet 

Basketboll

Bashkimi triumfon në derbin e rivalëve të vjetër në kryeqytet 

Nga: Kemajl Goca Më: 10 janar 2021 Në ora: 18:43
Bashkimi triumfon në derbin e rivalëve të vjetër në kryeqytet 

Bashkimi nga Prizreni triumfon në derbin e rivalëve të vjetër, duke e mposhtur Sigal Prishtinën në kryeqytet, me rezultat 89:80 (18:24, 24:19, 23:14, 24:23). 

Përballje e fortë u zhvillua mes dy rivalëve të vjetër, ku në minutën e 34-të, Bashkimi ishte në epërsi me 4 pikë (77:81).

Minutat e fundit padyshim se ishin drithëruese, sepse çdo gabim ishte edhe i pafalshëm qoftë i njërës palë apo skuadrës tjetër.

Prizrenasit u treguan më të vëmendshëm dhe arritën edhe të ngritin epërsinë në 6 pikë (77:83) në minutën e 37-të, për të arritur një fitore të madhe në luftë për titullin e kampionit.

Prishtina në çerekun e parë u tregua më e mirë dhe ishin  në epërsi me 6 pikë (24:18), por minutat vijues nuk shkuan në favor të tyre, duke bërë gabime, të cilat i shfrytëzuan mysafirët. 

Basketbollisti Meriton Ismajli shënoi 18 pikë, pastaj Fisnik Rugova dhe Daniel Lekndreaj shënuan secili nga 16 pikë dhe ishin më efikasit të Prishtina. Në radhët e Bashkimit u dalluan treshja: Sean Hoehn me 22 pikë, Kevin Lamar Robinson Jr 19, Musab Mala 17 pikë.

Bashkimi mban vendin e pestë me 22 pikë pas 14 jave në Superligën e Kosovës, ndërsa Sigal Prishtina renditet i 6-ti me 18 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat