Ky është trajneri i ri i Pejës

Basketboll

Ky është trajneri i ri i Pejës

Më: 13 janar 2021 Në ora: 13:49
Jordančo Davitkov

Vetëm një ditë pasi u konfirmua largimi i trajnerit Bas, Peja ka gjetur atë të riun.

Bëhet fjalë për ish-selektorin e kombëtares verioro-maqedonase, Jordančo Davitkov.

Skuadra pejane, njëherit e fundit nga Kosova që ka fituar një titull, ka prezantuar teknikun e ri, me shpresën se do të rikthehet te fitoret.

Lajmin e zyrtarizoi vetë klubi nga “Karagaçi” përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.

Më poshtë edhe komunikata e plotë e para pak çasteve:

#HeadCoachAlert

Zyrtare: Jordančo Davitkov është trajneri i ri i KB Peja

Trajneri Davitkov ka qenë trajner i reprezentacionit të Maqedonisë së Veriut për vite me rradhë. Ai kualifikoj Maqedoninë e Veriut në Kampionatin Evropian të vitit 2003. Ai gjithashtu ka qenë trajner i reprezentacionit të Kuvajtit, ku arriti vendin e tretë në garat e shteteve të Lindjes së Mesme.

Davitkov gjithashtu ka udhëhequr më shumë sukses skudra të ndryshme si ajo e Rabotnickit me të cilën është shpallur 4 herë Kampion dhe 4 herë fitues i Kupës në Maqedoninë e Veriut, pastaj është shpallur kampion edhe me ekipen e tij në kampionatin e Kuvajtit si dhe fitues i Kupës atje.

Trajneri Davitkov është shpallur trajneri i vitit në Maqedoninë e Veriut tre herë dhe njihet si njëri ndër trajnerët më të mirë maqedon i të gjitha kohërave.

Mirë se vjen Jordančo

#ZemraRrehMeTy

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat