Nuk mjafton Curry

Basketboll

Nuk mjafton Curry

Më: 15 janar 2021 Në ora: 12:39
Nuk mjafton Curry

Golden State Warriors është mposhtur nga Denver Nuggets me rezultat 114-104, duke e regjistruar kështu humbjen e dytë brenda pak ditëve.

35 pikët e Stephen Curryt nuk ishin të mjaftueshme për “Luftëtarët.

Curry i arriti edhe 11 kërcime dhe 4 asistime, duke regjistruar kështu double-double.

Në anën tjetër, te Denver Nuggets, më i dalluari ishte Nikola Jokic me 23 pikë, 14 kërcime dhe 10 asistime, duke realizuar triple-double.

Golden State Warriors ndeshjen e ardhshme e zhvillon ndaj Los Angeles Lakers, kurse Denver luan ndaj Utah Jazz.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat