James Harden i dërgon letër Houstonit dhe tifozëve

Basketboll

James Harden i dërgon letër Houstonit dhe tifozëve

Më: 15 janar 2021 Në ora: 18:14
James Harden

U zgjodh nga Oklahoma në Draftin e vitit 2009, ku për tre vite pastaj do të paraqitej nën fanellën e “Vetëtimave”.

Dhe, nga 2012-a, do ta fillonte një aventurë tjetër, duke kaluar në Houston.

Përgjatë këtyre nëntë viteve ai regjistroi paraqitje fenomenale me kampionin e dyfishtë të NBA, për t’u larguar Janarin e këtij viti kalendarik, pasi tashmë u bë pjesë e marrëveshjes që do ta dërgojë atë në Brooklyn.

Nuk ka vonuar shumë dhe ai u ka dërguar një letër lamtumirëse tifozëve, klubit dhe gjithë qytetit.

“Çka mund të shkruaj? Cilat fjalë do të mund ta tregonin këtë ndjenjë? Houston, më ke mirëpritur pa asnjë gjë të sigurt. Një lëvizje fati dhe më ndryshoi jeta, mua dhe familjes. Ky klub, ky qytet më dha gjithçka që mund të kërkoja, madje edhe më shumë. Prandaj jam falenderues.

Qyteti hapi dyert për mua dhe familjen time sikur të isha një nga ju. Dhashë gjithçka nga trupi dhe shpirti vetëm për ta parë përparimin dhe festën në qytet. Është larg një lamtumire, përderisa nuk i shlyej të gjitha borgjet”, tha ndër të tjera 31 vjeçari.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat