Bucks fitojnë përballë Mavericks, kurse LA Lakers regjistron fitoren e pestë radhazi – LA Clippers bindshëm ndaj Sacramentos

Basketboll

Bucks fitojnë përballë Mavericks, kurse LA Lakers regjistron fitoren e pestë radhazi – LA Clippers bindshëm ndaj Sacramentos

Më: 16 janar 2021 Në ora: 09:23
Pamje nga ndeshja

Janë zhvilluar thuajse të gjitha ndeshjet e parapara për datën 16 Janar në NBA, përveç San Antonio Spurs dhe Houston Rockets, që luhet sonte me fillim nga ora 23:00.

Milwaukee Bucks ka fituar derbin përballë Dallas Mavericks.

Përkundër paraqitjes së jashtëzakonshme të Doncic, Bucks, duke iu falenderuar shkëlqimit të yllit, Giannis Antetokounmpo, regjistruan edhe fitoren e nëntë këtë edicion, respektivisht të katërtën radhazi.

Greku shënoi 31 pikë, 9 kërcime e 1 asistim, për t’u veçuar si më i miri i kësaj sfide.

Në anën tjetër, LA Lakers mposhti bindshëm New Orleans Pelicans. LeBron James me 21 pikë, 8 kërcime e 11 asistime.

Kurse, fitoren më të thellë të mbrëmjes e arriti LA Clippers. Skuadra e Lue triumfoi 100 – 138, me dy yjet Leonard Kawhi e Paul George, që patën performanca përafërisht të barabarta. Kawhi realizoi 27 pikë, 4 kërcime e 6 asistime, derisa George 26 shtoi 26 sosh, 4 kërcime e 2 asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat