Fati sportiv kundër Vëllaznimit

Basketboll

Fati sportiv kundër Vëllaznimit

Më: 16 janar 2021 Në ora: 17:04
Fati sportiv kundër Vëllaznimit

Vëllaznimi nga Gjakova ishte afër fitores në palestrën e sportit “Mizair Isma” në Rahovec, por fat sportiv ia ktheu shpinën në sekondat e fundit. Rahoveci ka shënuar fitore me rezultat 73:67 (19:16, 21:25, 21:14, 12:12) ndaj Vëllaznimit, në takimin e javës së 15-të të Superligës së Kosovës në basketboll.

Basketbollistët Isaiah Traylor me 24 pikë e Marvin Jones me 22, ishin më efikasit të vendasit dhe Christopher Hortman me 17 e Cendrik Council me 16 pikë, shënuan më së shumti pikë për mysafirët. 

Në minutën e 37-të, 65:63 për Rahovecin, ndërsa një minutë pa mbaruar takimi gjakovarët kalua në epërsi me një pikë (65:66) falë basketbollistit Hortman.

Sekondat e fundit me fat për vendasit dhe fituan me rezultat 73:67 ndaj gjakovarëve.

Rahoveci kryeson me 27 pikë, ndërsa Vëllaznimi është në vend të gjashtë me 19 pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat