Hajrizi i jep shpirt Trepçës, gjunjëzojnë Bashkimin në Prizren 

Basketboll

Hajrizi i jep shpirt Trepçës, gjunjëzojnë Bashkimin në Prizren 

Nga: K.Goca Më: 16 janar 2021 Në ora: 19:10
Hajrizi i jep shpirt Trepçës, mposhtin Bashkimin në Prizren 

Basketbollisti Drilon Hajrizi, nga Peja u rikthye në Trepçë të Mitrovicës dhe kjo rezulton me sukses. 
Trepça triumfon falë lojës maestro të Hajrizit dhe Tremaine Smith.

“Xehetarët” shënuan fitore të madhe me rezultat 97:91 (22:19, 24:19, 26:20, 25:33) ndaj Bashkimit, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit në Prizren.

Mitrovicasit i japin fund serisë së zezë të rezultateve, ndërsa për prizrenasit është humbje e rëndë nga rivali i vjetër.  

Hajrizi është më i merituari për fitoren e Trepçës.

Ai  ka  shënuar 25 pikë, i ndihmuar nga Dillon Tremaine Smith me 25, Besnik Azemi 19, Burim Zekiqi 13 etj. ndërsa Endrit Hysenagolli me 22 pikë, Musab Mala 18, Sean Hoehn 18, janë më efikasi të Bashkimi.

Pas javës së 15-të të Superligës së Kosovës, Bashkimi renditet në pozitën e katërt me 23 pikë, ndërsa Trepça është në fund (i 8-ti) me 17 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat