NBA: Fitojnë Clippers dhe Utah Jazz

Basketboll

NBA: Fitojnë Clippers dhe Utah Jazz

Më: 18 janar 2021 Në ora: 12:40
Foto Ilustrim

Los Angeles Clippers nuk ndalet më në NBA. Skuadra kaliforniane siguroi fitoren e 4-t radhazi pasi mposhti me rezultatin e thellë 129-96 Indiana Pacers në një ndeshje të dominuar që në periodën e parë nga formacioni i Tyron Lue.

Diferencën në këtë duel e bëri loja e mirë në grup e Clippers me plot 7 basktebollistë të skuadrës kaliforniane që kapën një kuotë pikësh me dy shifra.

Paul George dhe Marcus Morris realizuan nga 20 pikë në këtë sfidë ndërkohë që Kawhi Leonard e mbylli ndeshjen me 17 pikë. Vijon momenti i artë edhe për Utah Jazz që triumfoi brenda në Pepsi Center të Colorados me rezultatin 109-105.

Nikola Jokic i cili iu afrua shumë një tjetër triple-double duke shkëlqyer me 35 pikë 14 rebound dhe 9 asiste nuk mjaftoi për të evituar humbjen e Denverit, ndërkohë që për Nuggets spikati edhe kanadezi Jamal Murray me 30 pikë të realizuara.

U rikthye te suksesi pas 5 humbjesh rresht New Orleans Pelicans që triumfoi në transfertën ndaj Sacramento Kings me rezultatin 128-123. 43 pikë 4 rikuperime poshtë tabelës dhe 13 asiste nga Fox nuk i mjaftuan skuadrës kaliforniane që u thye në shtëpi, ndërsa për Pelicans spikati Williamson me 31 pikë.

Një humbje surprizuese regjistroi Dallas Mavericks që u mposht brenda në American Airlines Center me rezultatin e thellë 101-117 nga Chicago Bulls. Thjeshtë monstruoz, Luka Doncic që e mbylli ndeshjen me 36 pikë 15 rebound dhe 16 asiste por i vetëm nuk mund të bënte asgjë për të evituar disfatën e Mavericks.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat