NBA do të përdorë një program që do t’i lejojë asaj të gjurmojë të gjithë lojtarët

Basketboll

NBA do të përdorë një program që do t’i lejojë asaj të gjurmojë të gjithë lojtarët

Më: 19 janar 2021 Në ora: 14:19
NBA do të përdorë një program që do t’i lejojë asaj të gjurmojë të gjithë lojtarët

NBA do të përdorë një program që do t’i lejojë asaj të gjurmojë të gjithë lojtarët dhe stafet e skuadrave, në mënyrë që të zbulojë lëvizjet e tyre gjatë kohës që nuk ka ndeshje. Për këtë arsye, të gjithë do ta mbajnë në dorë një byrzylyk, të cilët nuk do ta heqin asnjëherë.

Sipas NBA-së, kjo mënyrë do të ndihmojë në uljen e rasteve me koronavirus, që gjatë javëve të fundit ka penguar zhvillimin normal të ndeshjeve. Përmes gjurmimit të lojtarëve do të zbulohet nëse ata kanë patur kontakte me persona që janë pozitivë me Covid-19 dhe do të hyjnë menjëherë në izolim.

Byrzylyku do të mbahet 24 orë, si gjatë stërvitjes së lojtarëve ashtu dhe gjatë kohës që është me familjen etj. Kush nuk do të vërë atë byrzylyk do të gjobitet.

Një periudhë prove është zhvilluar nga 23 dhjetori deri më 7 janar dhe pritet të aplikohet së shpejti te të gjitha skuadrat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat