FBK dhe Avicena nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Basketboll

FBK dhe Avicena nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Më: 20 janar 2021 Në ora: 14:22
FBK dhe Avicena nënshkruajnë marrëveshjen e bashkëpunimit

Të mërkurën në zyrën e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) është nënshkruar marrëveshja e bashkëpunimit mes FBK-së dhe Laboratorit Avicena.

Në muajin shkurt, në Prishtina do të mbahet ‘fluska’ e tretë e parakualifikimeve evropiane të Kupës së Botës 2023 dhe me rekomandimin e FIBA-s do të testohen të gjithë personat pjesëmarrës në këtë ngjarje madhore. FBK-ja ka përzgjedhur Laboratorin Avicena për t’i kryer testimet PCR për Covid-19, në mënyrë që kjo ngjarje madhore, që i ka besuar Bordi i FIBA-s të shkojë sipas planit.

Nga 15 deri më 21 shkurt, përveç Kosovës, do të grumbullohen edhe Islanda, Sllovakia dhe Luksemburgu, kurse ndeshjet janë më 18 dhe 21 shkurt 2021.

Federata e Basketbollit e Kosovës do të bëjë çmos që ky organizim të shkojë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Sa i përket Grupit B, lidere është Islanda me tri fitore dhe një humbje, Kosova dhe Sllovakia kanë nga dy fitore, ndërsa Luksemburgu një fitore dhe tri humbje. Dardanët do të përballen me Luksemburgun dhe Sllovakinë dhe në rast të fitoreve, do të kualifikohen në xhiron e ardhshme.

Më herët, Kosova ka qenë organizatore e Kampionatit Evropian, Divizioni C për meshkuj U18, ku triumfoi në fund, e më pas edhe e Kampionatit Evropian, Divizioni B për femra U20, kurse gjatë verës në Prishtinë do të mbahet Evropiani i Divizionit C për meshkuj U16.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat