Clippers merr kreun e renditjes

Basketboll

Clippers merr kreun e renditjes

Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:58
Clippers merr kreun e renditjes

Pas një ndeshje spektakolare, vendosur në kohën shtesë, skuadra e Cleveland mundi 147-135 Brooklyn. Të gjithë titullarët e Brooklyn shënuan mbi 13 pikë, ku Harden realizoi një “triple double” (21 pikë, 10 rebound e 12 asist), Durant 38 pikë e Irving 37.

Gjithsesi, për Cavaliers shkëlqeu Sexton me 42 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë të Cleveland realizuan mbi 12 pikë (44 pikë erdhën nga lojtarët e stolit). Në krye të renditjes në Lindje qëndron Philadelphia, që mposhti 117-109 Boston (Embiid 42 pikë e 10 rebound).

Në Perëndim, skuadra e Clippers merr kreun e renditjes, pas fitores 115-96 ndaj Sacramento, sfidë ku u dallua Leonard me 32 pikë.

Fiton edhe Golden State, që mundi 121-99 San Antonio, falë 26 pikëve e 11 rebound të Curry.

NBA – Rezultatet e sotme

Charlotte – Washington, e shtyrë

Cleveland – Brooklyn, 147-135

Indiana – Dallas, 112-124

Philadelphia – Boston, 117-109

Atlanta – Detroit, 123-115

Toronto – Miami, 102-111

Minnesota – Orlando, 96-97

Houston – Phoenix, 103-109

Golden State – San Antonio, 121-99

Clippers – Sacramento, 115-96

Portland – Memphis, e shtyrë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat