Skuadra e NBA-së në karantinë

Basketboll

Skuadra e NBA-së në karantinë

Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:29
Skuadra e NBA-së në karantinë

Pasi nuk luajti dy ditë më parë ndeshjen ndaj Minnesota, skuadra e Memphis ka marrë urdhër nga NBA-ja të mos luajë edhe 3 ndeshjet e radhës në kampionat. Bëhet fjalë për sfidat që Memphis Grizzlies do të zhvillojnë ndaj Portland (të premten) dhe dy duelet ndaj Sacramento (e diel dhe e hënë).

Këto masa janë marrë si pasojë e pandemisë Covid-19 edhe pse ekipi ka për momentin vetëm një lojtar pozitiv me koronavirus, Jonas Valanciunas.

Vendimi u morr për të parandaluar që kjo skuadër të kthehet në një vatër infeksioni. Disa lojtarë të Memphis janë të dëmtuar dhe disa janë në izolim dhe gjurmim pandemie, për shkak të kontakteve që kanë patur ditët e fundit.

Kjo është hera e parë këtë sezon në NBA që një ekip nuk luan 4 ndeshje. Ekipi i Memphis pritet të rikthehet në fushë të mërkurën, në ndeshjen ndaj Chicago. Deri më tani skuadra ka bërë një paraqitje të mirë, me 7 fitore e 6 humbje në kampionat.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat