Reagon shoqata e basketbollit

Basketboll

Reagon shoqata e basketbollit

Më: 23 janar 2021 Në ora: 12:52
Reagon shoqata e basketbollit

Shoqata e Gjyqtarëve të Basketbollit të Kosovës me anë të kësaj shkrese reagon fuqishëm ndaj akuzave që janë bërë në drejtim të gjyqtarëve nga disa klubet e basketbollit nëpërmes rrjeteve sociale ( faqeve zyrtare ) të cilat ndikojnë negatvisht tek opinioni basketbolldashës.

Duam që per hir të korrektësisë të ju njoftojmë që punojmë me përkushtim maksimal për çdo ndeshje duke filluar nga pranimi i nominimit, pastaj PreGame diskutimet para lojës, FeedBack pas lojës, rishikimi i ndeshjes, evaluimi individual dhe komentimi i klipeve. Për të gjitha këto që u cekën më lartë, nuk do të thot se jemi të pa gabueshem, sepse gabimet janë pjesë e lojës nga të gjithë akterët, por që aspak nuk kanë të bëjnë me qëllime të njëanëshne apo tendencioze.Motoja e jone eshte te mesojme nga gabimet te cilat ndodhin ne lojen dinamike te basketbollit.

Më të gjithë punën dhe mundin që kemi bërë kemi arritur që nga ky muaj të i licensojm katër (4) gjyqtarë ndërkombëtar FIBA që konsiderohet si një arritur e madhe nga një shtet i vogël siq jemi ne. Ne jemi gjithmonë të hapur për bashkepunim dhe dialog me SHTBK (Shoqaten e Trenerëve të Basketbollit të Kosovës) dhe i kemi njoftuar me ndryshimet e rregullave të basketbollit ,por nuk lejojmë manipulim të basketbolldashësve përmes rrugëve tjera siq janë mediat apo edhe rrjetet sociale.

Duam të potencojm se në të ardhmen e afërtë në rast se ndonje nga klubet vazhdon te drejtoje akuza dhe reagime të pabaza ndaj gjyqtarëve do të jemi të detyruar te selektojmë sherbimet tona nga shoqata jonë e gjyqtarëve të basketbollit. Mos haroni jemi për të ndarë drejtesinë. Jemi në shërbim të klubeve dhe askujt tjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat