Grumbullohet Kosova U16

Basketboll

Grumbullohet Kosova U16

Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:31
Grumbullohet Kosova U16

Të shtunën në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë është grumbulluar Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve.

Më shumë se 50 basketbollistë janë grumbulluar në Prishtinë, të ndarë në dy grupe të udhëhequr nga përzgjedhësi Dritëro Sefaja dhe nën monitorimin e Drejtorit të Përfaqësueseve të Kosovës, Granit Rugova dhe Drejtorit Teknik, Arben Krasniqi.

Basketbollistët kanë dhënë maksimumin në grumbullimin e së shtunës. Nga ky grup, lista do të shkurtohet në 25 lojtarë, që do t’i vazhdojnë matjet gjatë javës së ardhshme. Matjet do të bëhen për të gjitha grupmoshat e Kosovës, në të dyja konkurrencat, në mënyrë që të jenë sa më të përgatitur për garat që do t’i zhvillojnë gjatë kësaj vere.

Kosova është organizatore e Kampionatit Evropian të Divizionit C për meshkuj U16, që do të mbahet gjatë kësaj vere në Prishtinë, pasi nuk ishte mbajtur për shkak të pandemisë me Covid-19.

Kosova U16 (M) do të jetë në Grupin B me Shqipërinë, Armeninë, San Marinon, Gjibraltarin dhe Maltën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat