Prishtina i tregon Rahovecit se ku është tradita e basketbollit

Basketboll

Prishtina i tregon Rahovecit se ku është tradita e basketbollit

Nga: K.Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 16:50
Prishtina i tregon Rahovecit se ku është tradita e basketbollit

 Sigal Prishtina po këndellet pas baticave dhe zbaticave në elitën e basketbollit të Kosovës.

Sigal Prishtina ka shënuar fitore me rezultat 93:75 (19:16, 23:27, 22:15, 29:17 ndaj Rahovecit, në ndeshjen e javës së 17-të që u luajt në palestrën e sportit "Mizahir Isma" në Rahovec.

Prishtina i tregon Rahovecit se ku është tradita e basketbollit. Në minutën e 20-të, Rahoveci ishte në epërsi në 43:42 por në dy çerekët e fundit prishtinasit u treguan me të vëmendshëm dhe arritën fitore kur më së shumti i duhej.

Në minutën e 37-të, Prishtina avancon me 10 pikë epërsi (69:79), që i dha qetësi në tre minutat e fundit. Basketbollisti Nigel Johnson ishte më efikasi te prishtinasit me gjithsej 23 pikë, i ndihmuar nga Seth Leday 14, Edmond Azemi 14 e Daniel Lekndreaj 13 pikë. Isaiah Traylor me 33 pikë ishte më efikasi në radhët e rahovecianëve.

Rahoveci kryeson renditjen me 29 pikë, ndërsa Prishtina është në vend të gjashtë me 22 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat