Ky faqezi vajtonte në vitin 1999 për Kosovë, por kurrë nuk i dënoi krimet e Serbisë! 

Basketboll

Ky faqezi vajtonte në vitin 1999 për Kosovë, por kurrë nuk i dënoi krimet e Serbisë! 

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 17:53
Ky faqezi vajtonte në vitin 1999 për Kosovë, por kurrë nuk i dënoi krimet e Serbisë! 

Vlade Divac, qysh në vitin 1999 e ka treguar fytyrën e vërtet të tij, e ka treguar fytyrën e tij se më së paku është sportist dhe asnjëherë nuk e ngriti zërin kundër krimeve të rënda që kishte kryer pushtuesi serb në Republikën e Kosovës.

Ky ishte basketbollist, një serb me mendësi të politikës së Millosheviqit, atëkohë luante për Sacramento Kings dhe e dinte fortë mirë për krimet e rënda që po kryente Serbia ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë. 

Sot një farë mediumi serb, “Kurir”, kujton një deklaratë të këtij shovenisti serb kur kërkonte që të mos sulmohej ajo Jugosllavi që kishte vdekur në vitin 1991.  Divac, asnjëherë nuk i dënoi krimet e Serbisë, por doli me deklaratë idiote në marsin e vitit 1999, pa fije turpi dhe ankohej se po vëllai i tij nuk po ka ku të fshihej, se po sulmohej Serbia.    

“Më 24 mars 1999, Vlade Divac, basketbollisti i atëhershëm i Sacramento Kings, ishte mysafir te Larry King në CNN”, shkarravit “Kurir”.

"Kjo është një situatë e trishtuar, një situatë e tmerrshme. E gjithë kjo po ndodh thjesht në shtëpinë time ... Unë mendoj se njerëzit në Amerikë janë mashtruar në javët e fundit për situatën në Jugosllavi. Është e tmerrshme.

Unë u përpoqa të flas me familjen time. Vëllai im më telefonoi një orë më parë dhe foli për bombardimet. Ai tani është në Beograd. Prindërit e mi janë në një qytet të vogël në jug të Beogradit. Të gjithë po përpiqen të gjejnë strehë", kështu ankohej Divac në masin e vitit 1999.

"Absolutisht e gabuar. Jugosllavia është një vend sovran. NATO mbështet ushtrinë e UÇK-së që filloi si një grup terrorist, kush e di se çfarë po bëjnë dhe çfarë po ndodh. Unë jam i shqetësuar për të gjithë njerëzit e pafajshëm nga cilado anë vijnë, nga Jugosllavia, Shqipëria, Amerika, Evropë - kushdo që është atje tani"”, deklaratë idiote e Divacit, duke e mbështetur politikën e kryekasapit të Sllobodan Millosheviq.

Kështu e kishte pyetur komentatori këtë të pafytyrë: A jeni besnikë ndaj presidentit Millosheviq? "Kjo nuk ka të bëjë me Millosheviqin, nuk ka të bëjë me të. Ka të bëjë me njerëz të pafajshëm që vuajnë për shkak të politikanëve”, tha mes të tjera atëkohë. 

A e kishit pritur se do të ndodhte kjo?

"Askush nuk e priste këtë. Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë gjashtëqind vjet më parë. Gjithashtu asaj iu dha autonomia. Kosova është shpirti dhe zemra e Serbisë. Nëse pyet ndonjë në Serbi, të gjithë do të vdisnin për të"”, ka thënë Divac, duke i përkahur krimet e Serbisë në vitin 1999. Shkurt e shqip, sporti në Serbi është i lidhur me politkë dhe kjo është dëshmuar gjithmonë, sidomos në luftërat e viteve të 90-ta, ku ishin në krah të kryekasapit Millosheviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat