Ponte Prizreni lider i ri, e la pa fjalë Pejën

Basketboll

Ponte Prizreni lider i ri, e la pa fjalë Pejën

Nga: Kemajl Goca Më: 23 janar 2021 Në ora: 18:39
Ponte Prizreni lider i ri, e la pa fjalë Pejën

Klubi i basketbollit Ponte Prizreni po bën senzacion në basketbollin e Kosovës. Një djalë i ri është trajner i kësaj skuadre që po e çon peshë Kosovën, e ai është Arbnor Rifati, që po e drejton ekipin për mrekulli.

Ponte Prizreni ngadhënjeu me rezultat 89:81 (21:24, 25:18, 23:16, 20:23) kundër Pejës, në takimin e javës së 17-të. 

Peja futet si e favorizuar por vetëm për një çerek, kur edhe ishin në epërsi me 3 pikë (21:24). 

Në çerekët vijues, djelmoshat e Ponte Prizrenit si trima të vërtetë, dhanë maksimumin, duke kaluar në epërsi madje e thelluan atë në 15 pikë (69:54) në minutën e 30-të.  

Prizrenasit, një ekip e re dhe simpatike, ia dolën të fitojnë me 8  pikë diferencë, 89:81. 

Basketbollist Divine Myles me 24 pikë është më efikasi te Ponte Prizeni, i ndihmuar nga Jeremiah Paige 22, Urim Zenelaj 17 sosh, ndërsa te Peja Dion Dixon realizon 29 pikë.

Ponte Prkizreni është lider i ri i kampionatit të Kosovës. Ata kryesojnë me 29 pikë, duke lënë pas Rahovecin me 29, Pejën  28, Golden Eagle Yllin 26 pikë etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat