Ponte Prizreni po e çon peshë ligën! Klub që nuk merret me lavde në rrjete sociale por aty punohet 

Basketboll

Ponte Prizreni po e çon peshë ligën! Klub që nuk merret me lavde në rrjete sociale por aty punohet 

Nga: K.Goca Më: 24 janar 2021 Në ora: 13:21
Ponte Prizreni po e çon peshë ligën! Klub që nuk merret me lavde në rrjete sociale por aty punohet 

Ponte Prizreni po tregon lojëra më të mira në kampionat. Është klubi më i organizuar dhe dëshmia më e mirë është se pas 17 jave kryesojnë elitën e basketbollit të Kosovës.

Ka pak vite që u themelua klubi, në të cilën po investohet dhe puna profesionale e trajnerit Arbnor Rifati, kanë bërë që ky klub të marrë primatin.

Pavarësisht se a do të ruajë apo jo pozitën e parë, ky klub është shembull për të gjithë komunitetin e basketbollit, se si punohet, për disiplinë dhe korrektësi.

Klub që po i jep shembull të gjithëve, gjithë komunitetit të basketbollit, se si punohet me administratë, në fushë dhe si arrihen rezultate.

Klub që nuk merret me rrjete sociale dhe as nuk bën drama të panevojshme dhe as nuk rritë kënd panevojë, po punojnë, rriten me punë dhe jo me lavde, sepse aty punohet, nuk iu premton koha për lavde.

Ponte Prizreni nga 17 ndeshje, ka 12 fitore e 5 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat