Basketbollisti mitrovicas Faton Jetullahu “Adleri (Shqiponja)” vazhdon të udhëheq skuadrën e tij Iserloh Kangaroos drejt plej-offit

Basketboll

Basketbollisti mitrovicas Faton Jetullahu “Adleri (Shqiponja)” vazhdon të udhëheq skuadrën e tij Iserloh Kangaroos drejt plej-offit

Nga: F.B Më: 24 janar 2021 Në ora: 14:30
Faton Jetullahu

Basketbollisti 26 vjeçar mitrovicas Faton Jetullahu vazhdon të mbetet një ndër basketbollistët më të përfolur në Bundesliga 2, tek skuadra gjermane Iserloh Kangaroos, duke qenë figura kyçe dhe “motori” i skuadrës, si në organizim, po ashtu edhe me mesatare impresive, kërcime dhe topa të vjedhur.

Aktualisht skuadra e mitrovicasit ndodhet në pozitën 8 të renditjes dhe një ndër pretendentët për pla-offin, që do ishte sukses i jashtëzakonshëm për këtë ekip dhe këtë gjeneratë shprehet ai.

Fatoni djali i një mitrovicas emigrant i lindur me 31 maj 1994 në qytetin gjerman Datteln është me prejardhje shaljan, përkatësisht prindi i tij është Xhafer Jetullahi nga Dedia, klubi i parë në të cilin ka nis basketbollin është GV Waltrop, ndërsa aktualisht është figura kryesore e klubit Iserloh Kangaroos, më herët ka luajtur me shumë sukses tek ART Giants Düsseldorf.

Ai fal ndërtimit trupor dhe gjatësisë 188 cm dhe 98 kg, me mjaftë sukses po paraqitet varësisht nga nevoja e klubit ku luan , në pozitat 1, atë 2 dhe 3, ndërkohë që me përkushtimin dhe angazhimin luftarak, jo pa shkas nga adhuruesit quhet edhe Adler (shqiponja).

Sikurse edhe në stinorin e shkuar ku ishte basketbollisti kyç i skuadrës Art Giants në kampionatin gjerman të Basketbollit – Bundesliga 2, edhe tek Iserloh Kangaroos sivjet ai po shquhet me kontribut edhe paraqitje shumë të mira me një mesatare prej 13 pikë në ndeshje, 6 kërcime dhe 5 asistime padyshim ishte më i miri në skuadër, ndërkohë që është sërish ndër më të mirët e ligës.

“Jam duke kaluar formë jashtëzakonisht të mirë, po kam hapësirë të mirë për lojë por edhe precizitet edhe komponim të mirë në lojë. Edhe klubi ka pasur ecuri të mbarë dhe jemi pretendent për plej-offin që do ishte sukses i madh për klubin e gjeneratën” shprehet Fatoni.

Ai beson se me një përkushtim më të madh, mund të luaj edhe në një shkallë më të lartë profesionale, ndërkohë që kalitja dhe përvoja po e bëjnë të sigurt dhe figurë kyçe të klubit.

“Niveli i basketbollit dhe klubeve është shumë i lartë, mirëpo ne na mbetet shumë punë në realizimin e synimit që kemi arritjen në garat përfundimtare (ple-off), aktualisht në këtë stinor nga 14 ndeshjet e zhvilluara kemi 6 fitore edhe 8 humbje” thotë ai, që beson se do arrihet qëllimi për plej-off.

Nga sfidat e ardhshme, na duhen angazhim i madh dhe fitore për qëndrueshmëri në renditje dhe përgatitje për ndeshjet përfundimtare shprehet mitrovicasi.

Mirëpo habit fakti se përkundër këtyre paraqitjeve edhe titujve edhe mesatareve të arritura basketbollistin mitrovicas Faton Jetullahu ende nuk e ka kontaktuar askush nga Federata e Basketbollit të Kosovës, ku ai fal gjatësisë përvojës dhe mundësisë së paraqitjes në tri pozita do të mund të kontribuonte shumë në ngritjen e cilësisë së përfaqësueses sonë të basketbollit.

Jetullahu shpreson dhe ëndërron që një ditë do të merr ftesën dhe do të mund të bëhet pjesë e fanellës kombëtare të Kosovës dhe të kontribuoj për vendin e prejardhjes së tij, gjë që do e vlerësonte si nder dhe obligim ndaj atdheut.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat