Nuk ka gara as në pranverë!? Alfred Lleshi: Liga Unike e Basketbollit u bë më shumë tam-tamë 

Basketboll

Nuk ka gara as në pranverë!? Alfred Lleshi: Liga Unike e Basketbollit u bë më shumë tam-tamë 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:07
Akfred Lleshi

Sportet me dorë në Shqipëri janë në situatën më të vështirë, që nga ekzistimi i tyre.

Klubet nuk stërviten dhe as që ka pasur gara edhe gjatë vjeshtës, për shkak të masave të ndërmarra nga shteti shqiptar për parandalimin e përhapjes së Covid-19. 

Gazetari i mirënjohur sportiv shqiptar, Alfred Lleshi, i cili punon në media “Telesport.al”, e ka shpjeguar qartë situatën që po ballafaqohen sportet rme dorë në Shqipëri. 

Sipas tij, gjasat janë që Liga Unike mos të luhet as në pranverë sepse klubet shqiptare tani më shumë ekzistojnë vetëm në letër.

“Bota sot”: Ka kohë që sportet me dorë nuk stërviten në shtetin shqiptar, por as tani, ekziston rreziku që mos të ketë gara fare as në pranverë?
 

Alfred Lleshi: Me këtë situatë të coronavirus, as që bëhet fjalë të ketë. Qeveria e ka bërë të qarte se nuk do t’ia ndije për sportin në këtë kohë. Imagjino, ka ndaluar tifozët në stadiume, që të rrinë edhe me distance nga 1 metër larg, por jo tifozët në lokale, ngjitur e frymë me frymë, ku i shohin ndeshjet në televizor. Në sallat e mbyllura nuk ka lejuar as stërvitje, as ndeshje.

“Bota sot”: Liga Unike e basketbollit Shqipëri - Kosovë, si e sheh nga këndi juaj, ka gjasa që të luhet në pranverë apo fare?

Alfred Lleshi: Liga Unike e Basketbollit u bë më shumë tam-tamë, më shumë për fasadë nga qeveritë, sidomos ajo në Tiranë, sa për një fotoimazhi, sepse në fakt asgjë nuk ka lëvizur për t'u materializuar.

Në Shqipëri nuk ka aktivitet fare të lojërave me dorë, kështu që nuk ka marrë pjesë në kualifikuese as kombëtarja kuqezi. Sportistët kanë kërkuar shpëtim në vende të tjera, kryesisht në Kosovë, për ta vazhduar karrierën, sepse këtu nuk lejohen as të stërviten. Pra, nuk shoh gjasa që të ketë ndeshje as në pranverë.

“Bota sot”: Cilat janë informacionet e fundit nga klubet shqiptare të basketbollit, ka rrezik ndonjëra të tërhiqet nga Liga Unike?
Alfred Lleshi:
Federata ka kërkuar rifillimin e aktivitetit kombëtar të basketbollit, me kampionatin këtu.

Përgjigjja e autoriteteve shtetërore ka qenë "jo", sepse kështu janë rregullat e pandemisë. Klubet (skuadrat) për momentin ekzistojnë vetëm në letër aktualisht, sepse nuk stërviten, as luajnë, disa lojtarë janë larguar në vende të tjera. Pra, de facto e kanë të pamundur të marrin pjesë në Ligën Unike. Jo për fajin apo vullnetin e tyre, por prej karantinës që i ka vendos qeveria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat