Haliti: Më shumë janë rritur shpenzimet se sa niveli nëpër klube të basketbollit 

Basketboll

Haliti: Më shumë janë rritur shpenzimet se sa niveli nëpër klube të basketbollit 

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 15:23
Haliti: Më shumë janë rritur shpenzimet se sa niveli nëpër klube të basketbollit 

Trajnerja e klubit të basketbollit Kastrioti nga Ferizaj, Kimete Haliti, tha se nuk është lehtë të punosh në kushte të pandemisë dhe me salla në temperaturë polare.

Ajo tha se edhe niveli i basketbollit femëror, nuk ka rritje të nivelit përveç shpenzime! Haliti, ish basketbollistja e mirënjohur dhe ish anëtare e Bordit të Federatës së Basketbollit të Kosovës, i vjen keq që basketbollistet tona kanë pak minutazh të lojës. 

“Bota sot”: A mendoni se pandemia ka ndikuar goxha shumë në klubin tuaj si shumë klube të tjera dhe sa është vështirë të stërvitet në këto rrethana?

Image

KBF Kastrioti

Kimete Haliti: Pandemia si çdo kund ka ndiku negativisht pasi që nga muaji mars palestrat kanë qenë të mbyllura, jemi mundu ta shfrytëzojmë kohën e mirë. Por, në përgjithësi të punosh në palestra në Kosovë edhe pa pandemi është e vështirë ku punohet në kushte polare dhe nuk mundesh ta realizosh stërvitjen ashtu si e planifikon, pasi e dijmë që lëndimet mundë të jenë shumë të shpejta kur punohet ne temperature minus.

“Bota sot”: Kastrioti nuk po ka ecuri të rezultateve të mira (vendi i gjashtë, i fundit me 12 pikë), çfarë nuk po shkon apo është një gjeneratë e re?

KImete Haliti: Është gjenerata e re por nuk qëndron problemi dhe  nuk mund të themi që nuk po na ecën mirë, rezultatet në disa ekipe i kanë ngritur lojtaret e huaja, mund t’i shikojmë statistikat tash ku lojtaret vendore përveç minutazhes shumë të vogël edhe shënime kanë  diku rreth 8-15 pike maksimumi. Rezultatet në ligë janë të lidhur direkt nga buxheti i klubit.

“Bota sot”: A është rritur niveli i ligës apo është njësoj si vitet tjera?
Kimete Haliti:
Unë mendoj që më shumë janë rritur shpenzimet se sa niveli nëpër klube. Mund t’i them me gishta lojtaret nëpër liga ku ka pas minutazh më shumë, kanë pas ngritje psh Anita Grainca, Agnesa Rrahmani, Enisa Kamerolli, Sara Vraniqi,  kanë pas më shumë hapësirë në ekipet e tyre dhe vërehet një hap më lart se bashkëlojtaret tjera dhe bashkëmoshataret nëpër ekipe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat