Djali i gjeneratës së sakrificës, atëherë kur jeta ishte në rrezik në Kosovë, sot president i FBK-së

Basketboll

Djali i gjeneratës së sakrificës, atëherë kur jeta ishte në rrezik në Kosovë, sot president i FBK-së

Nga: Kemajl Goca Më: 26 janar 2021 Në ora: 17:49
Djali i gjeneratës së sakrificës, atëherë kur jeta ishte në rrezik në Kosovë, sot president i FBK-së

Kush do që e shfleton arkivin e historisë së viteve të 90-ta, gjithsesi e kaplojnë edhe emocionet e pafundme!

Finalja e vitit 1997, finalja e fundit në kohën e okupimit e Kampionatit të Kosovës në basketboll, mes Prishtinës dhe Dritës nga Gjilani!  Një finale më shumë se finale, kur Drita u bë kampione e Kosovës. 

Këta djelmosha që shihen në foto, si heronj luftonin në parket, për sportin e Republikës së Kosovës dhe në anën tjetër i rezistonin fuqishëm agresorit serb!  

Image

Arben Fetahu kur përshendetej me bashkëlojtarë në finalen e vitit 1997

Image

Arben Fetahu

U bë sakrificë e madhe, u derdh djersë, që besa edhe gjak për sportin e Kosovës, që të mbijetoi në ato vite, në të cilën çdo gjë që ishte shqiptare sulmohej nga pushtuesi serb. 

Foto sa një mijë fjalë, tregon një histori të dhimbshme të sportistëve tanë, kur luanin në fusha dhe salla të improvizuara, edhe aty të përndjekur, të maltretuar, të rrahur dhe ka pasur edhe të arrestuar në secilën sport. 
Djali i gjeneratës së sakrificës, atëherë kur jeta ishte në rrezik në Kosovë, sot president i FBK-së. 

Ai është Arben Fetahu. Në vitet më të vështira iu bashkua armatës së sportistëve, si basketbollist kundër pushtuesit serb. Në vitet e pasluftës, një basketbollist që nuk e kishte shoqin, ndërsa tani është president i federatës më me peshë në vendin tonë.

Kjo foto që shihet, është finalja e Kampionatit të Kosovës, mes Prishtinës dhe Dritës, që u luajt në sallën ‘Iliria’ në Prishtinë.

Image

Disa nga lojtarët që gjenden në këtë foto janë: Artan Mehmeti, Eroll Pepiqi, Blerand Stavileci, Besim Braha, Arben Fetahu etj.

Aty shihet Arben Fetahu, Arben Agaj, Blerand Stavileci, etj.  Në kushte dhe rrethana të vështira, të rrezikshmërisë së lartë, por nuk mungonte atmosfera dhe dashuria për lojën e basketbollit, sa për frikë as që e dinin se çka është frika, ishin betuar: Të vdekur po, por të dorëzuar kurrë para sigurimit shtetëror dhe milicisë së pushtuesit serb.

Fetahu, sot padyshim që me shokët e tij dhe tërë atë armatë të sportistëve, ndihet krenarë, për sakrificën, kontributin që e dhanë në kohërat më të vështira, që i shërbyen shtetit në vitet më kritike, kur jeta në çdo sekondë ishte në rrezik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat