Konfirmohet nga Korab Elshani: Ministria Shëndetësisë lejon 20% të tifozëve në palestër për “Final-8”

Basketboll

Konfirmohet nga Korab Elshani: Ministria Shëndetësisë lejon 20% të tifozëve në palestër për “Final-8”

Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:34
Foto ilustruese

Federata e Basketbollit të Kosovës para disa ditëve mori vendim të ri për ‘Final 8’ të Kupës së Kosovës.

Fillimisht ishte paraparë që kjo ngjarje e madhe për basketbollin të mbahet në Rahovec, por ‘vreshtarët’ u tërhoqën nga organizimi.

FBK ka vendosur që ‘Final 8’ të mbahet në qytetin e Suharekës duke filluar nga 3 deri me datë 7 shkurt.

Në lidhje me këtë gjë është prononcuar udhëheqësi i tifo-grupit, “Xhebrailat”, Korab Elshani.

Ai tregoi fillimisht se si erdhi deri tek vendimi final që vendi i tij ta marrë orgnizimin e “Final-8” të këtij edicioni në basketbollin kosovar.

“Final-8 do të organizohet në Suharekë për shkak se mbeti pa organizator sepse në fillim e mori Rahoveci por u tërhiq për shkak pakënaqësisë në referim kjo që për mua është tepër e ulët, por sidoqoftë kur “Final-8″ mbeti pa organizator dhe ne biseduam me kryesinë e KB YLLIT dhe me drejtorin DKRSM, z.Beqir Berisha edhe kryesia Yllit aplikoi për organizim edhe e fitoj të drejtën” tha fillimisht Elshani.

Më pas ai dha lajmin e madh ku tha se Ministria Shëndetsisë lejon 20% të tifozëve në palestër për “Final-8” dhe tashmë pritet vendimit vetëm nga FBK-ja.

“Ministria Shëndetsisë ka marrë vendim që 20% e palestrës të jetë me publik, gjithmonë duke respektuar udhëzime nga IKPSHK për çka ne si tifo-grup e falënderojmë, ministrin Zemaj. Unë mendoj që tani përgjegjësia është tek FBK-ja, sa i përket ministrisë dhe IKPSHK-së ata e kanë kryer punën e vetë, tashmë pritet që FBK-ja të del me vendim. Kupa do fitohet nga KB Ylli, sepse kemi skuadër, kemi organizim, por edhe tifozë, çka do të jetë një gjë shumë e mirë edhe për basketbollin, por edhe për lojtar në parket” përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat