Bytyqi shprehet optimiste për Penzën dhe krenare që është pjesë e Kombëtares së Kosovës! 

Basketboll

Bytyqi shprehet optimiste për Penzën dhe krenare që është pjesë e Kombëtares së Kosovës! 

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 27 janar 2021 Në ora: 14:49
Valbona me top gjatë një ndeshje

Një periudhë të gjatë me basketboll! Është basketbollistja ndër më të mirat në vendin tonë, Valbona Bytyqi! Ajo është kapitene e klubit Penza nga Peja apo alfa dhe omega e këtij mjedisi. 

KBF Penza, për 11 ndeshje ka arritur 5 fitore dhe pësoi 6 humbje, renditet në vend të katërt me 16 pikë apo ka pesë pikë me pak se liderja Bashkimi nga Prizreni. 

Bytyqi zotohet se do të jap maksimumin për të arritur objektivat me klubin, Kupën dhe titullin e kampionit. 
31-vjeçarja luan në pozitën 3-4,  është emëruar edhe ndihmëstrajnere e Kombëtares së Kosovës U-12 (femrat), post që e vlerëson shumë dhe iu është falënderues edhe Federatës së Basketbollit të Kosovës.  

Image

Valbona me vajzën e saj

“Bota sot”: Si shkon ecuria me ekip në këto kohëra të vështira me pandemi, a jeni e kënaqur me rezultatet e ekipit si kapitene?

Valbona Bytyqi: Në fillim ka qenë e vështirë me përhapjen e virusit korona, por me mbështetjen e presidentit të klubit Kastriot Gjocaj çdo gjë po shkon sipas planit të ekipit.

Jam shumë e kënaqur se kemi në ekip edhe lojtare me përvojë nga shtetet e huaja por edhe nga vendet si Shqipëria e Kosova, po ashtu jemi ekipi ku pjesën e parë me 99 % e lojtareve të reja arritëm të kemi paraqitje të mirë dhe po ashtu t’ia shkaktojmë Prishtinës edhe humbje ku për dikë ishte befasi por për ne jo, se kemi sivjet 4 lojtare me perspektiv të madhe, ku mbas 3 ose 4 vite do të jenë shtyllë e Penzës!

“Bota sot”: Si e sheh Penzën në vazhdim të kampionatit, me cilat synime?
Valbona Bytyqi:
Penza është markë e vjetër, synimet janë Kupa dhe titullin ta kthejmë në Pejë.  

Image

Kryetari me kryesinë e klubit kanë bërë gjitha mundësitë që në të kemi fjalën kryesore në basketbollin e Kosovës.

“Bota sot”: Jeni edhe ndihmëstrajnere e kombëtares së Kosovës U-12, është një përgjegjësi dhe privilegj për ju?
Valbona Bytyqi:
Privilegj dhe një përgjegjësi e madhe. Falënderoj Drejtorin Teknik Arben Krasniqi që më bëri ftesë, e kam pranuar me mjaft kënaqësi duket ditur se baza e çdo Kombëtare është pikërisht nisja në këtë mosha U-12 e shpresoj shumë se me durim e kohë kemi me bërë më të mirën që çdo vajzë që kalon nga puna jonë të dëshmohet në klube edhe pse jo me gjerë!

“Bota sot”: A kemi rritje të cilësisë në ligën e femrave?
Valbona Bytyqi:
Mendoj se sivjet është liga e mbushur me përforcime ku çdo  ekip ka lojtare të huaja, kjo është një pasqyrë që duhet me punuar të gjithë që të kemi sa me pak lojtare nga jashtë e sa më shumë të ngritim nivelin e basketbollit femëror. Shembulli më i mirë është që Saranda Daci nga Peja po ashtu nga KB Penza ka dal jashtë vendit respektivisht në Çeki dhe të kemi më shumë lojtare që paraqiten në ligat e forta!

“Bota sot”: Nesër kundër Bashkimit, a shpresoni në befasi dhe të kualifikoheni në finalen e madhe të Kupës?
Valbona Bytyqi:
Ne qëndrojmë me këmbë në tokë dhe nisem për fitore në çdo ndeshje jo veç nesër, jemi kompletuat mjaft mir, kemi veç një lojë, nuk kemi çka me humbur. Kam besim të madh te bashkëlojtarët, të trajneri, të gjithë që me muaj të tërë u angazhuam jo për të hy në finale por kemi qëllim Kupën dhe titullin!

“Bota sot”: A është Valbona në formën më të mirë?
Valbona Bytyqi:
Këtë e vlerëson më mirë trajneri, jam kthye fuqishëm dhe jam në formë shumë të mirë, koha dhe mungesa që i kam bërë vajzës time, ku ka momenti ku në gjumë e lë dhe në gjumë e gjej. Mendoj se më së miri e kompleton Kupa e mandej drejt titullit, i kemi borxh kryetarit të Klubit për angazhimin që ka bërë dhe jam falënderuese!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat