Peja demolon Bashkimin

Basketboll

Peja demolon Bashkimin

Nga: Kemajl Goca Më: 27 janar 2021 Në ora: 16:39
Peja

Ekipi i Pejës me lehtësi e ka mposhtur me rezultat 95:58 (26:17, 22:8, 21:17, 26:16) Bashkimin nga Prizreni, në takimin që u zhvillua në palestrën e sportit "Karagaçi" në Pejë.

Bashkimi pritej që të tregonte lojë më të mirë por i hasi sharra në gozhdë. 

Basketbollisti Dardan Berisha dhe Dion Dixon, ishin më efikasit të Peja, secili realizon nga 19 pikë, të ndihmuar nga Brandon Walters me 18 pikë, Marko Peroviq 15 sosh etj. ndërsa të Bashkimi Endrit Hysenagolli dhe Musab Mala, secili realizuan nga 13 pikë.

Pas javës së 18-të të Superligës së Kosovës, Peja kryeson me 30 pikë, ndërsa Bashkimi është në vend të pestë me 27 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat