NBA sfidë pandemisë dhe çel votimin e fansave

Basketboll

NBA sfidë pandemisë dhe çel votimin e fansave

Më: 28 janar 2021 Në ora: 12:04
NBA sfidë pandemisë dhe çel votimin e fansave

Ende nuk ka asnjë siguri që ndeshja e famshme e “All Star Game 2021” do të zhvillohet, megjithatë, NBA ka vendosur që sot të nisë zyrtarisht me votimin e publikut.

Një event që do të zhvillohet nëse pandemia Covid-19 lë hapësira për një ndeshje të tillë , që më shumë gjasa mund ët zhvillohet në fillim të marsit.

Votimi do të kryhet në “nba.com”, në “Twitter” apo përmes aplikacioneve të NBA-së. Fansat mund të zgjedhin pesëshen e parë dhe njëkohësisht edhe 10 basketbollistët e tyre të preferuar.

Në fund, për pjesëmarrjen në “All Star Game 2021” do të votojnë edhe lojtarët e NBA-së si dhe gazetarët. Vota e fansave do të vlejë 50% në votimin përfundimtar, ndërsa ajo e lojtarëve dhe gazetarëve nga 25% secila. Rezultati i votimit do të bëhet publik më 19 shkurt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat