Arti Hajdari, MVP i xhiros 18

Basketboll

Arti Hajdari, MVP i xhiros 18

Më: 29 janar 2021 Në ora: 11:03
Arti Hajdari, MVP i xhiros 18

Në mesjavë u zhvillua java e 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Derbin Rahoveci-Ponte Prizreni e fituan prizrenasit 87:98. Basketbollisti më i dalluar ishte Arti Hajdari me 22 pikë, pesë kërcime, tetë asistime dhe tre topa të vjedhur, ndërsa kishte indeksin më të lartë të ndeshjes, 28.

Hajdari ishte i saktë për tri pike, dy herë nga katër tentime, kurse për dy pikë, gjashtë herë nga 11 tentime. Arti ka zhvilluar ndeshje të mira për skuadrën prizrenase, që është lidere në renditje me 13 fitore dhe pesë humbje.

Ndërkohë, Top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 18-të ishin: Drilon Hajrizi i Trepçës 36, Brandon Walters i Pejës 31, Arti Hajdari i Ponte Prizrenit 28, Xavier Cannefax i Ponte Prizrenit 24 dhe Cedric Council i Vëllaznimit 24.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat