Ulet numri i rasteve të reja

Basketboll

Ulet numri i rasteve të reja

Më: 29 janar 2021 Në ora: 13:11
Ulet numri i rasteve të reja

Vetëm një basketbollist ka rezultuar pozitiv me “Covid-19” në 429 teste që janë kryer në NBA nga 20 janari.

Një lajm i mirë ky i dhënë nga NBA, që tregon se numri i rasteve të reja me koronavirus është ulur ndjeshëm.  Gjithsesi, deri më tani, si pasojë e pandemisë, janë anulluar 22 ndeshje, që do të zhvillohen në pjesën e mbetur të sezonit.

Beteja ndaj koronavirus vijon në SHBA dhe një personazh i njohur i NBA-së ka marë vaksinën anti-Covid. Bëhet fjalë për trajnerin 72-vjeçar të San Antonio Spars, Greg Popoviç.

Ai ka marë dozën e parë dhe ka ftuar të gjithë që ta kryejnë vaksinën, për t’u mbrojtur nga pandemia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat