Ergin Sherifi - trajner i Gjeneratës së Republikës: Ja si na rrahën serbët dhe si e arrestuan kryetarin

Basketboll

Ergin Sherifi - trajner i Gjeneratës së Republikës: Ja si na rrahën serbët dhe si e arrestuan kryetarin

Kemajl Goca Nga Kemajl Goca Më 29 janar 2021 Në ora: 19:30
Ergin Sherifi

Trajnerët dhanë gjithçka në vitet e 90-ta, në shërbim të sportit të Republikës së Kosovës. Trajnerët në të gjitha disiplinat sportive, iu kundërvunë fuqishëm regjimit serb. 

Ergin Sherifi i takon Gjeneratës së Republikës. Ai ka qenë ndër trajnerët më të dalluar në basketboll dhe me Dritën nga Gjilani dolën kampion në vitin 1997, kur në finale e mposhtën Prishtinën.    

Sherifi, si mijëra sportistë kontriboi pareshtur për sportin dhe asnjëherë nuk u ndal përkundër kërcënimeve nga regjimi kriminal serb. 

Image

KB Drita, kampion në vitin 1996-1997

“Gjatë periodës 1991/99 isha i pandarë në rezistencën ndaj okupuesit që na uzurpuan palestrat. Mirëpo ne nuk u dorëzuam, vazhduam me gara sportive të pavarura nën organizimi e federatave tona të Republikës.

Nga shkurti i vitit 1992, KB Drita merr pjesë në gara të organizuara nga Federata e Basketbollit të Kosovës.

Kryetrajner emërohem unë, ku isha trajner i klubit deri në vitin 1998. Një vit e gjysmë ju ktheva referimit deri në fillimin e luftës, ku vazhdova me referim edhe pas lufte, kurse tani jam vëzhgues - Superliga e Kosovës”, thotë Sherifi për gazetën “Bota sot”. 

Ai nuk i harron ato vite të rënda por edhe titullin e kampionit të Kosovës, për herë të parë për Dritën në vitin 1996-1997. 

“Përveç angazhimeve rreth klubit i pata dalë në ndihmë edhe KB Kastriotit që t’i zhvilloj ndeshjet në Gjilan, vitet 1992/94, pasi që në Ferizaj nuk kishin ku të luajnë, ndeshjet u zhvillonin në sallat e shkollave.

Nuk ishte lehtë të luajmë ndeshjet, kishte rreziqe nga okupuesit serb. Nuk harrohet dot pa u përmend viti 1995, me 6 maj, luhej ndeshja në Mitrovicë, salla e shkollës fillore, kur në sallë kanë hyrë forcat e shumta policore të armatosura deri ne dhëmb. Ndeshja u ndërpre, por në mënyrën me brutale u rrah kryetari i klubit të KB Trepça, Mehë Tahiri, mua mi dhanë disa grushte duke na kërcënuar, ju po luani basketboll a!

Pastaj dy referat e ndeshjes dhe kryetari u arrestuan dhe i dërguan në stacionin policor. Ishte një situatë që kurrë nuk harrohet, pasi që kishim lojtar të moshës të rinj që ma e keqja mos t’ju ndodhë”, tregon Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat