Trepça gjunjëzon rivalin e vjetër 

Basketboll

Trepça gjunjëzon rivalin e vjetër 

Nga: K.Goca Më: 30 janar 2021 Në ora: 18:44
Trepça gjunjëzon rivalin e vjetër 

Trepça nga Mitrovica ka shënuar fitore domethënëse në luftë për të ikur nga pjesa e poshtme e tabelës, në kuadër të javës së 19-të në Superligën e Kosovës.

Mitrovicasit shënuan fitore me rezultat 110:91 (25:28, 32:25, 25:24, 28:14) ndaj rivalit të vjetër, Pejës. 

Një ndeshje mjaft e mirë dhe me efikasitet të lartë. 

Peja me gjithë luftën që bëri deri në fund, nuk arriti rezultat të favorshëm në palestrën "Minatori” në Mitrovicë. 
Drilon Hajrizi ishte figura qendrore të mitrovicasit dhe  i pamëshirshëm për ish skuadrën e tij. 

Ai realizon 32 pikë, i ndihmuar nga Ivan Koleviq me 33 sosh etj. 

Pejanët u paraqitën pa Dardan Berishën, ndërsa basketbollisti Dion Dixon me 34 pikë nuk mundi të bëj asgjë më shumë ndaj vendasve të disponuar. 

Trepça është në vend të shtatë me 25 pikë, kurse në pozitën e dytë me 31 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat