KB Prishtina zgjedh kryetarin e ri të klubit

Basketboll

KB Prishtina zgjedh kryetarin e ri të klubit

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 11:33
KB Prishtina zgjedh kryetarin e ri të klubit

KB Prishtina sot ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, teksa ka zgjedhur kryetarin dhe bordin e ri.

Klubi kryeqytetas ka njoftuar se kryetar i ri është zgjedhur Burim Maraj, për të cilin nuk pati asnjë votë kundër.

Në njoftimin e klubit thuhet se Maraj është magjistër i shkencave të ekonomisë dhe se ka përvojë të madhe në fusha të ndryshme të menaxhmentit dhe në ndërmarrësi.

Vlen të theksohet se Burim Maraj në të kaluarën ka qenë basketbollist i Prishtinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat