Bëhet hapja solemne e Final 8

Basketboll

Bëhet hapja solemne e Final 8

Më: 3 shkurt 2021 Në ora: 19:55
Bëhet hapja solemne e Final 8

Është bërë hapja solemne e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa.

Ka qenë kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ai i cili ka bërë hapjen solemne. Muharremaj është shprehur shumë i lumtur që ky turne i rëndësishëm po mbahet në qytetin e Suharekës, që ka traditë në organizimin e ngjarjeve, ku edhe më herët ka organizuar Kupën e Kosovës.

Ndërkohë, nënkryetarja e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Linda Shala, ka apeluar te Ministria e Shëndetësisë, që të paktën për ndeshjet tjera të lejohet një numër i kufizuar i tifozëve dhe ka falënderuar tifozët për gatishmërinë për të marrë pjesë dhe mirëkuptimin e treguar.

Kujtojmë se nga 3 deri më 7 shkurt në Suharekë do të zhvillohen ndeshjet e Final 8.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat