Përballje dramatike, AS Prishtina në finale

Basketboll

Përballje dramatike, AS Prishtina në finale

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 15:14
Përballje dramatike, AS Prishtina në finale

Në një ndeshje shumë dramatike, AS Prishtina ka mundur Marigona Hill Prishtinën 72:73 (16:15, 26:25, 14:18, 15:14), në gjysmëfinale të Final 4 të Kupës së Ligës së Parë.

AS Prishtina e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi 3:9, por më pas zhvillohet lojë e barabartë dhe çereku i parë përfundon 16:15. Edhe perioda e dytë ishte mjaft e baraspeshuar, ku asnjëra skuadër nuk arrinte të kalonte në epërsi, kurse pjesa e parë përfundon 43:41.

Në periodën e tretë, AS Prishtina ishte më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 14:18, derisa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 57:59.

10 minutat e fundit ishin shumë interesante dhe dramatike, ku fituesi është vendosur në sekondat e fundit. Katër sekonda nga fundi, Sadiku i AS Prishtinës gjendet në vijën e gjuajtjeve të lira, ku shënon një herë dhe vendos fituesin për 72:73.

AS Prishtina kaloi në finale dhe do të përballet me RC Cola Dritën, ku finalja do të zhvillohet të premten nga ora 13:00.

Te Marigona Hill Prishtina u dallua Eliot Peci me 19 pikë e 10 kërcime, kurse te AS Prishtina, Dardan Sejdiu me 21 pikë e 12 kërcime dhe Alban Latifaj me 23 pikë e shtatë kërcime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat