Spaqi: Besojmë që do ta fitojmë kupën

Basketboll

Spaqi: Besojmë që do ta fitojmë kupën

Nga: K.Goca Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Spaqi: Besojmë që do ta fitojmë kupën

AS Prishtina është në finale të Kupës së Ligës së parë të Kosovës, ku do ta ndeshet me RC Cola Drita nga Gjilani. 

Prishtinasit shënuan fitore me rezultat të ngushtët 73:72 ndaj Marigona Hill. Megjithatë AS Prishtina u paraqitë me mungesa të mëdha.  

Trajneri Valentin Spaqi, beson e shpreson se do ta fitojnë Kupën. 

“Ne gjithsesi besojmë që do ta fitojmë kupën por kemi disa mungesa në skuadër për shkak të Covid 19.

Edhe disavantazhi jonë është mungesa e pushimit”, tha Spaqi për gazetën kombëtare “Bota sot”.

AS Prishtina me gjysmë skuadre mposhti Marigona Hill.  

Kryeqytetasit me gjysmë ekipi po garojnë prej fillimit të kampionatit pranveror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat