Golden Eagle Ylli në finale, Rahoveci në shtëpi

Basketboll

Golden Eagle Ylli në finale, Rahoveci në shtëpi

Nga: Kemajl Goca Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 17:57
Golden Eagle Ylli në finale, Rahoveci në shtëpi

Ekipi i Golden Eagle Yllit nga Theranda është kualifikuar në finalen e madhe të Kupës së Kosovës në basketboll. 

Ylli ka triumfuar me rezultat 87:66 (21:12, 18:21, 19:7, 29:26), në sfidën që u zhvillua në Therandë. 

Therandasit u treguan ekip më i mirë dhe ia dolën të shkojnë në finale, ku e presin fituesin e takimit mes Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, që luhet sonte në orën 19.00. 

Valon Bunjaku me 24 pikë dhe Erjon Kastrati me 19, ishte ndër me të merituarit për kualifikimin e Yllit, ndërsa Arian Qallaku realizon më së shumti pikë për Rahovecin, gjithsej 22, por nuk i mjaftuan dhe u eliminuan nga kjo garë, duke mbledhur valixhet për në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat