Shaquille O’Neal: Nëse skuadra e Brooklyn nuk arrin të fitojë titullin...

Basketboll

Shaquille O’Neal: Nëse skuadra e Brooklyn nuk arrin të fitojë titullin...

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 11:21
Shaquille O’Neal: Nëse skuadra e Brooklyn nuk arrin të fitojë titullin ..

Ish-basketbollisti Shaquille O’Neal, një nga legjendat e NBA-së, mendon se kalimi i James Harden te skuadra e Brooklyn Nets e bën këtë ekip pretendentin numër 1 për fitimin e titullit kampion këtë sezon.

Te skuadra e Nets tashmë ndodhen 3 nga yjet e NBA-së, ku përveç Harden janë edhe Kevin Durant e Kyrie Irving, pa përmendur edhe mjaft të tjerë.

“Unë mendoj se nëse skuadra e Brooklyn nuk arrin të fitojë titullin këtë sezon, atëherë për ta ky do të jetë një dështim total. Ata duhet të kuptojnë se janë një ekip i ndërtuar për të fituar, por për këtë gjë duhet të sakrifikojnë.

Dikush duhet të tolerojë në mënyrë që gjërat të funksionojnë dhe jot ë tregojnë se kush është më i forti brenda grupit”, tha O’Neal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat