Hajrizi: Japim maksimumin, besojmë në kualifikim

Basketboll

Hajrizi: Japim maksimumin, besojmë në kualifikim

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:08
Hajrizi: Japim maksimumin, besojmë në kualifikim

Basketbollisti i Kosovës, Drilon Hajrizi beson në rezultate pozitive në përballje me Luksemburgun dhe Sllovakinë.

Hajrizi për shkak të një lëndimi të vogël, nuk u stërvitur të enjten, megjithatë, është optimist se do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

“Stërvitjet janë duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, edhe pse ende nuk jemi të kompletuar. Neve na mbetet të punojmë kështu si jemi duke punuar. Kemi cilësi. Gjithashtu edhe disa lojtarë të rinj janë bashkuar, por edhe disa që na kanë munguar në nëntor na janë bashkangjitur”, është shprehur Hajrizi për faqen zyrtare të FBK-së.

Edhe pse pa tifozë, Dardanët luajnë vetëm për fitore. “Kemi cilësi të vazhdojmë tutje. Sa i përket ndeshjeve, unë jam i bindur se do të angazhohemi maksimalisht, ndërsa sa i përket cilësisë është e barabartë dhe do të vendosin detajet për të kaluar tutje.

Fatkeqsisht pa tifozë, por do të mundohemi të shfrytëzojmë përparësinë e terrenit vendas”, u shpreh Drilon Hajrizi.

Dardanët do të luajnë në shtëpi përballë Luksemburgut (18 Shkurt) dhe Sllovakisë (20 Shkurt), në ndeshjet e fundit në Grupin B.

Nëse Dardanët shënojnë dy fitore në dy takimet e zhvilluara, atëherë do të kualifikohen në rrethin e ardhshëm.

Të gjitha ndeshjet e Dritares së Tretë të Grupit B do të zhvillohen në Prishtinë. Ky ishte vendimi i mëhershëm nga Bordi i FIBA Evropës, duke i besuar edhe një ngjarje të rëndësishme Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Orari

18 Shkurt

16:00 Sllovakia-Islanda

19:00 Kosova-Luksemburgu

20 Shkurt

16:00 Luksemburgu-Islanda

19:00 Kosova-Sllovakia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat