Mehmeti për Kosovën: Fitojmë dy ndeshjet dhe kualifikohemi 

Basketboll

Mehmeti për Kosovën: Fitojmë dy ndeshjet dhe kualifikohemi 

Nga: Kemajl Goca Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 18:21
Mehmeti për Kosovën: Fitojmë dy ndeshjet dhe kualifikohemi 

Ish basketbollisti i mirënjohur Artan Mehmeti, mendon se Kosova është para dy ndeshjeve sikur finale, me Luksemburgun dhe Sllovakinë (meshkujt). 

Kosova patjetër duhet t”i fitojë dy takimet e parakualifikueseve për Kampionatin Botëror 2023, për të shkuar më tej.

Në rast se humbin njërën nga këto dy Kombëtare, Kosova përshendetët nga kjo garë.  Kosova është në grupin B dhe mban vendin e tretë me 6 pikë, aq pikë ka edhe Sllovakia në vend të dytë dhe një me pak se lideri Islanda.

“Mendoj se para nesh kemi dy lojë me rëndësi të madhe për ne.

Jemi të vetdishëm, na duhen 2 fitore. Mendoj që do të fitojmë te dyja ndeshjet. Kthehen Divine Myles, Dardani (Berisha) dhe Samir Zekiqi në roster.

Djemtë tjerë kanë treguar formë të mirë në ekipet e tyre. Me një mbrojtje agresive në të dyja ndeshjet dhe me një qetësi në sulme dhe qarkullim të topit, mendoj që do të fitojmë dhe të kualefikohemi”, tha Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat